Pas shumë negociatave, Bayern dhe Chelsea arrijnë kompromisin për Nicolas Jackson

by jonzefaj

Bayern Munich ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e sulmuesit Nicolas Jackson. Klubi bavarez ka pranuar të paguajë 70.5 milionë funte për lojtarin, me huazim fillestar dhe detyrim blerjeje në fund të sezonit.

Fillimisht, marrëveshja ishte bllokuar nga “Blutë e Londrës” pas lëndimit të Liam Delap, por palët kanë rikthyer negociatat dhe kanë arritur një kompromis të ri. Bayern do të paguajë një tarifë huazimi të rritur prej 14.2 milionë funtesh, duke siguruar kështu shërbimet e sulmuesit senegalez.

banner

Jackson, i cili është shquar me paraqitjet e tij në Premier League, shihet nga gjigantët gjermanë si përforcim kyç për repartin ofensiv. Me shpejtësinë dhe aftësitë e tij në finalizim, pritet të sjellë më shumë dimension në sulmin e Bayernit në sezonin e ri.

Ky transferim është një tjetër lëvizje e rëndësishme në merkaton evropiane, duke konfirmuar ambicien e Bayernit për të ndërtuar një skuadër të fuqishme në garën për trofetë kryesorë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy