Presidentja Osmani takon ambasadorin britanik Hargreaves

by informim peje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në takim, Osmani ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë ndaj Kosovës dhe ka ritheksuar përkushtimin për avancimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe bashkëpunimit ekonomik.

banner

Po ashtu, është diskutuar edhe procesi i konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Presidentja Osmani ka riafirmuar se veprimet e saj do të jenë gjithmonë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, duke garantuar stabilitet institucional dhe respektimin e vullnetit qytetar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy