Shakaja “trokit dhe ik” kthehet në tragjedi, vritet 11-vjeçari në Teksas

by informim peje

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin Houston të Teksasit në Shtetet e Bashkuara, ku një djalë vetëm 11 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një të shtënë me armë zjarri, pas një shakaje të njohur si “klingelstreich”, ku fëmijët i bien ziles ose trokasin nëpër dyer dhe ikin me vrap.

Dëshmitarë kanë deklaruar se fëmija kishte trokitur në disa dyer të shtëpive dhe më pas ishte larguar, kur papritur është qëlluar me armë zjarri.

banner

Ai u transportua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka ndaluar një person lidhur me rastin, por pas marrjes në pyetje ai është lënë i lirë.

Hetimet mbi këtë rast të rëndë vazhdojnë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy