Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të enjten, kanë pranuar për trajtim katër persona të lënduar.
Sipas njoftimit, tre prej pacientëve janë në gjendje të lehtë dhe po marrin trajtimin e nevojshëm nga personeli mjekësor.
Ndërkohë, njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë dhe aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve dhe trajtimit në kujdesin intensiv nga ekipi mjekësor.

