Anglia i “kërcënon” serbët për sonte, Kane: Do ta lëshojmë fushën nëse ka thirrje raciste

by Nexhat

Kombëtarja angleze do ta vizitojë sonte Serbinë për ta zhvilluar ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026.

E anglezët frikësohen se sonte në stadiumin “Maracana” të Beogradit mund të ketë thirrje raciste nga tifozët serbë, të cilët njihen për racizmin e tyre për njerëzit

banner

FIFA e kishte ndëshkuar paraprakisht Federatën Serbe të Futbollit me një gjobë dhe e kishte detyruar ta mbyllte 15 për qind të kapacitetit të stadiumit për thirrjet raciste,

Ndërkaq, nëse kjo përsëritet, për serbët do të ketë pasoja fatale nga shtëpia e futbollit botëror.

Federata Serbe e Futbollit i ka paralajmëruar tifozët e saj që të sillen mirë dhe të mos bëjnë probleme në stadium.

Gjithashtu, as anglezët nuk do të rrinë duarkryq sonte nëse bëhen sonte “viktimë” e racizmit.

Sulmuesi dhe njëherësh kapiteni Harry Kane ka paralajmëruar se nëse ndodh diçka e tillë sonte në stadium, ekipi i tij do të tërhiqet nga fusha.

Njëherësh, Serbia do të rrezikonte ta humbasë ndeshjen 0:3 në tavolinë dhe në të njëjtën kohë do t’i rriteshin gjasat Shqipërisë, e cila është në të njëjtin grup.

Më pas, “finalja e vërtetë” për vend të dytë mes serbëve dhe shqiptarëve do të luhej në stadiumin “Rajko Mitiç”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy