Armend Zemaj me fakte tregon se si Vetëvendosje po e përdor Nenad Rashiqin për politika populiste

by engel

Në një paraqitje televizive në emisionin “DPT te Fidani”, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka shprehur kritika të ashpra ndaj mënyrës se si Nenad Rashiq po përdoret nga Vetëvendosje në skenën politike të Kosovës.

Zemaj tha se “Nenad Rashiq është një serb që nuk e njeh dhe respekton pavarësinë e Kosovës”, duke iu referuar një deklarate të mëhershme të Rashiqit në media, ku ky i fundit kishte thënë se “nuk e di nëse do ta njihte pavarësinë e Kosovës po të ishte President i Serbisë”. Kjo deklaratë, sipas Zemajt, është dëshmi e mungesës së përkushtimit të Rashiqit ndaj shtetësisë së Kosovës.

banner

Zemaj rikujtoi gjithashtu se Rashiq ka qenë deputet në Parlamentin e Kosovës në mandatin kur është shpallur pavarësia e Kosovës, por nuk e ka nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë. Kjo, sipas tij, është një fakt që nuk mund të anashkalohet kur flitet për angazhimin institucional të Rashiqit.

Deputeti i LDK-së akuzoi Vetëvendosjen se po e përdor Rashiqin për “motive të ulëta politike populiste”, duke e cilësuar këtë si një strategji e dëmshme për debatet serioze politike dhe për përfaqësimin e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy