Sot, zyrtarët e KFOR-it kanë dhuruar një donacion për Dhomën Mike të Stacionit Policor në Graçanicë.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se ky donacion është dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, me qëllim fuqizimin e sigurisë dhe përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve pa dallim.
“Donacioni u pranua nga Drejtori Rajonal i Policisë së Prishtinës, Nënkolonel Basri Shabani, i cili falënderoi përfaqësuesit e KFOR-it për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës dhe kontributin e tyre në përmirësimin e kushteve të punës dhe mirëpritjes në objektet policore.”
Ky donacion thekson përkushtimin e përbashkët për krijimin e një ambienti më të sigurt dhe më mikpritës për të gjithë qytetarët.