Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, ka nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore me një tubim në fshatin Gadime.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti e ka cilësuar hapjen e fushatës si “madhështore” dhe ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e treguar.
“Hapje madhështore e fushatës! Mbështetja juaj masive i bën tubimet tona edhe më të bukura dhe plot entuziazëm. Faleminderit, Gadime! ✌🏻”, ka shkruar Ahmeti.

