Në Istog, dy gra dyshohen se kanë ushtruar presion psikik dhe kanë kanosur një grua tjetër.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuarat nuk janë gjetur në shtëpitë e tyre gjatë kontrollit të bërë nga njësitet policore.
“Është raportuar se dy të dyshuarat, gra kosovare, po ushtrojnë presion psikik dhe kanosin një grua kosovare ankues. Njësitet policore kanë kryer kontroll në shtëpitë e dy të dyshuara, por ato nuk janë gjetur. Rasti është në hetime,” thuhet në njoftimin e Policisë.