Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përmes Stacionit Policor të Pejës, ka ekzekutuar urdhëresat e gjykatave gjatë muajit shtator 2025, duke arrestuar gjithsej 39 persona të kërkuar nga drejtësia.
Sipas policisë, gjatë periudhës 1–30 shtator 2025, janë arrestuar persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prej tyre, 14 janë dërguar në vuajtje të dënimit në qendrat e paraburgimit, ndërsa të tjerët janë paraqitur në seanca gjyqësore dhe, pas pagesës së dënimit me gjobë, janë liruar.
Policia e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë zbatimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykatat kompetente, në funksion të sundimit të ligjit dhe sigurisë publike.