Policia britanike identifikon viktimat dhe autorin e sulmit në sinagogë

by engel

Policia britanike ka bërë publike identitetin e dy viktimave të sulmit të dhunshëm të ndodhur të enjten pranë Sinagogës së Kongregacionit Hebraik në Heaton Park, në veri të Mançesterit.

Të vrarët janë Adrian Daulby, 53 vjeç, dhe Melvin Cravitz, 66 vjeç, të dy banorë lokalë, të cilët humbën jetën pasi një person fillimisht përplasi këmbësorë me makinën e tij dhe më pas nisi të godiste me thikë njerëzit e mbledhur jashtë sinagogës.

banner

Policia ka identifikuar sulmuesin si Jihad al-Shamie, 35 vjeçar, shtetas britanik me origjinë siriane. Ai u qëllua për vdekje në vendngjarje nga oficerët e policisë. Ngjarja ka ndodhur në momentin kur besimtarët hebrenj po shënonin festën e Jom Kipurit, ditën më të shenjtë të kalendarit hebraik.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e zotit Daulby dhe zotit Cravitz,” tha shefi i policisë, Lewis Hughes, në një deklaratë publike.

Autoritetet britanike e kanë klasifikuar incidentin si sulm terrorist, ndërsa menjëherë pas ngjarjes njoftuan për arrestimin e dy personave të tjerë në lidhje me hetimet.

Sulmi ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin hebre dhe më gjerë, duke ngritur shqetësime mbi sigurinë e objekteve fetare në Mbretërinë e Bashkuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy