Lulzim Peci reagon pas arrestimit të Fatmir Shehollit: Pse tani? A kemi të bëjmë me dështim apo sukses të shërbimeve?

by informim peje

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar pas arrestimit të Fatmir Shehollit nën dyshimet për spiunazh, duke ngritur një sërë pyetjesh për kohën dhe arsyet e këtij veprimi nga autoritetet kosovare.

Peci kujtoi se Sheholli ka qenë për vite të tëra i lidhur me SDB-në (Shërbimi i Sigurimit Shtetëror të ish-Jugosllavisë dhe më pas Serbisë), si dhe me regjimin e Sllobodan Millosheviqit, ndërkohë që publikisht ka deklaruar se ka bashkëpunuar me LDK-në dhe UÇK-në — deklarime të cilat, sipas Pecit, nuk janë mohuar asnjëherë nga përfaqësues të këtyre subjekteve.

banner

“Si ish-pjesëtar i SDB-së, ai ka qenë i dyshuar publik për më shumë se tri dekada. Këtu shtrohet pyetja: pse pikërisht tani u bë arrestimi?”, ka shkruar Peci në reagimin e tij.

Ai theksoi se Prokuroria Speciale duhet të sqarojë dy çështje kyçe në këtë rast:

Nëse Sheholli ka qenë pjesë e BIA-s (shërbimi sekret serb) që nga paslufta, atëherë kemi të bëjmë me një dështim të rëndë të sistemit të sigurisë në Kosovë.

Nëse është rekrutuar rishtazi, atëherë kjo do të përbënte një sukses të shërbimeve vendore për zbulimin dhe ndalimin e tij.

Peci nënvizoi se është thelbësore të sqarohet nëse Sheholli ka pasur qasje në informacione të klasifikuara dhe nëse ato janë transmetuar tek shërbimi inteligjent serb (BIA).

“Nëse kemi të bëjmë me informacione të klasifikuara, më i rrezikshëm për shtetin është dhënësi brenda sistemit sesa marrësi jashtë tij”, theksoi Peci, duke paralajmëruar për rrezikun e “moles” – spiunëve të infiltruar brenda institucioneve të sigurisë së Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy