Ish-presidentja Jahjaga viziton Komandën e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli

by informim peje

Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se ka zhvilluar një vizitë në komandën më të madhe të NATO-s që mbulon Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, me ftesë të Admiralit Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta.

Jahjaga, përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka biseduar për integrimin e parimeve të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në operacionet aktuale dhe të ardhshme të NATO-s, si dhe për rolin e Kosovës si partnere e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon.

banner

“Admiralin Munsch e përgëzova për punën e jashtëzakonshme të NATO-s dhe të misionit të KFOR-it në Kosovë, që për më shumë se dy dekada kanë garantuar një mjedis të sigurt për qytetarët tanë. Gjithmonë falenderuese për intervenimin e NATO-s në vitin 1999, hap ky i cili shpëtoi një popull të tërë nga gjenocidi serb dhe hapi rrugën drejt lirisë.

“Në fund shpreha thellësisht mirënjohjen time për udhëheqjen, partneritetin dhe miqësinë që Admirali Munsch dhe NATO e kanë ndërtuar me popullin e Kosovës. Bashkëpunimi ynë dëshmon se paqja nuk ruhet vetëm përmes forcave ushtarake, por edhe përmes vlerave të përbashkëta demokratike”, shkroi Jahjaga.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy