Shqiptari kapet në kufirin Kroaci–Bosnjë me mbi 700 mijë euro të padeklaruara në veturë

by engel

Zyrtarët e doganës kroate, në bashkëpunim me policinë kufitare në pikën Karasoviq, kanë ndaluar një shtetas shqiptar që po përpiqej të kontrabandonte një shumë të madhe parash jashtë Kroacisë.

Gjatë kontrollit të një automjeti që po dilte nga vendi, autoritetet gjetën të fshehura 702 mijë e 435 euro – një nga sekuestrimet më të mëdha të parave të gatshme në kufijtë kroatë, sipas njoftimit të Doganës së Kroacisë dhe raporteve të mediave lokale.

banner

Zbulimi u bë gjatë operacioneve të intensifikuara të mbikëqyrjes nga Shërbimi Kundër Kontrabandës dhe njësitë mobile të Dubrovnikut, në bashkëpunim me oficerët e Administratës së Policisë Dubrovnik–Neretva.

Sipas autoriteteve, shtetasi shqiptar nuk kishte përmbushur detyrimin ligjor për të deklaruar shumën në Doganë ose në Policinë Kufitare, as me shkrim dhe as në mënyrë elektronike. Në vend të kësaj, paratë ishin fshehur në pjesë të ndryshme të automjetit.

Shuma u konfiskua menjëherë, ndërsa shoferi u arrestua dhe iu dorëzua autoriteteve kompetente, nën dyshimin për kryerjen e një vepre penale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy