Një 51-vjeçare nga fshati Rakaj i Ferizajt ka ndërruar jetë sot si pasojë e konsumimit të preparateve higjienike.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
“Me datën 22.10.2025, rreth orës 09:30 kemi pranuar një informatë se në fshatin Rakaj, një femër kishte konsumuar preparate higjienike. Menjëherë, hetuesit rajonalë dhe njësia e Forenzikës Rajonale kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
“Rreth orës 12:45, nga QKUK jemi njoftuar se viktima (51 vjeçe) kishte ndërruar jetë”, thane nga Policia.
Rasti është kualifikuar si vetëvrasje.