BE për masat ndaj Kosovës: Heqja e masave varet nga hapat e qeverisë së re në Kosovë

by engel

Bashkimi Evropian ka theksuar se mbetet i gatshëm të bashkëpunojë me qeverinë e re të Kosovës për heqjen graduale të masave ndaj vendit, por vetëm pasi autoritetet e reja të përmbushin detyrimet e parapara.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Çështjet e Jashtme, Sigurinë, Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Yuliya Matsyk, tha për KOHËN se Brukseli pret rikthimin e Kosovës në kursin e reformave dhe përparim të dukshëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë — dy parakushte kyçe për avancimin drejt integrimit evropian.

banner

“Komisioni ka nisur hapat e parë drejt heqjes së masave në maj 2025 dhe synimi ynë është që ato të reduktohen më tej. Ne e mirëpresim dorëzimin pa tension të administrimit lokal në katër komunat veriore dhe presim që kryetarët e rinj të përfaqësojnë interesat e të gjithë qytetarëve”, tha Matsyk.

Ajo shtoi se BE-ja është e përgatitur të punojë me institucionet e reja të Kosovës menjëherë pas formimit të tyre, duke vazhduar mbështetjen për rrugën evropiane të vendit.

“Presim që Kosova të rikthehet në binarët e reformave të lidhura me BE-në, për të mirën e qytetarëve, dhe të bëjë përparim të qëndrueshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në përgjigjen e Komisionit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy