Pengesë e madhe për Unitedin, në ndjekjen e mesfushorit të ‘ëndrrave’

by Nexhat

Sipas raportimeve, Manchester Unitedi ka marrë një goditje të rëndësishme në përpjekjet e tij për të transferuar mesfushorin e Real Madridit, Aurélien Tchouaménin.

Tchouaméni thuhet se ndodhet në listën e shkurtër të Unitedit për të zëvendësuar Casemiron, i cili konfirmoi në janar se do të largohet nga “Old Trafford” kur kontrata e tij të skadojë në fund të qershorit.

banner

Unitedi dëshiron të transferojë të paktën dy mesfushorë këtë verë dhe, krahas brazilianit Edersonit, i cili është pranë kompletimit të një transferimi prej 35 milionë funtesh nga Atalanta, Tchouaméni shihej si një tjetër opsion i besueshëm.

Madje, sipas Fabrizio Romanos, klubi e konsideron francezin 26-vjeçar si “objektivin e ëndrrave” për mesfushën.

Duke folur në kanalin e tij në “YouTube” muajin e kaluar, Romano tha: “Manchester Unitedi po bisedon me disa mesfushorë, ndaj ekziston gjithmonë vlerësimi për Sandro Tonalin, si dhe për Elliot Andersonin, për të cilin interesohet edhe Manchester City.”

Ai vazhdoi: “Mateus Fernandes do të jetë një tjetër emër i madh për t’u ndjekur nga klubet kryesore në Angli këtë verë, kështu që do të ketë shumë lëvizje në tregun e mesfushorëve. Por, nëse më pyesni se kush konsiderohet brenda klubit si objektivi i ëndrrave për Manchester United, ai është Aurélien Tchouaméni. Është një lojtar që ata e adhurojnë dhe besojnë se mund të bëhet një tjetër Casemiro për Manchester Unitedin”.

Në atë kohë, Romano e cilësoi transferimin si “shumë të vështirë”, duke pasur parasysh rëndësinë e lojtarit te Real Madridi, dhe duket se kishte të drejtë.

José Mourinho, i cili pritet të konfirmohet si trajneri i ri i Real Madridit pasi Florentino Pérezi u rizgjodh president i klubit, dëshiron ta mbajë Tchouaménin në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Sipas një raporti të medias britanike “The Sun”, burime në Madrid besojnë se Manchester Unitedi thjesht po përpiqej të “tregonte forcën e tij” duke bërë publik interesimin për francezin.

Siç u përmend më lart, Unitedi synon të afrojë të paktën dy mesfushorë. Carlos Baleba i Brighton & Hove Albion vlerësohet shumë në “Old Trafford” dhe ishte lidhur me një transferim te klubi edhe verën e kaluar.

Gjithashtu, në listën e objektivave të Manchester Unitedit janë edhe Elliot Andersoni i Nottingham Forestit, Alex Scotti i Bournemouthit, Matheus Fernandesi i West Ham Unitedit dhe Sandro Tonali i Newcastle Unitedit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy