Rikuperimi është duke shkuar mirë, mësohet gjendja e Neymar Jr para fillimit të Botërorit

by Nexhat

Kombëtarja e Brazilit ka marrë lajme të mira në prag të fillimit të Kupës së Botës 2026, pasi ylli i skuadrës, Neymar, po vazhdon të shënojë progres në rikuperimin e tij nga dëmtimi që e ka mbajtur larg fushave gjatë javëve të fundit.

Sulmuesi brazilian, i cili aktualisht ndodhet i grumbulluar me përfaqësuesen e Brazilit për Botërorin që zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada, iu nënshtrua të hënën një tjetër rezonance magnetike (MRI) për të vlerësuar gjendjen e dëmtimit në pulpën e këmbës së djathtë.

banner

Sipas njoftimit zyrtar të Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF), rezultatet e ekzaminimeve kanë treguar një përmirësim të dukshëm të gjendjes së futbollistit, transmeton Klankosova.tv.

Mjekët kanë konstatuar se rikuperimi po ecën sipas planit dhe brenda parametrave të parashikuar nga stafi mjekësor.

Në deklaratën e publikuar nga CBF-ja thuhet se Neymar do të vazhdojë programin e rehabilitimit dhe përgatitjes fizike të hartuar nga komisioni mjekësor, me synimin që të jetë sa më shpejt në dispozicion të trajnerit Carlo Ancelotti.

Pavarësisht këtij zhvillimi, trajneri Carlo Ancelotti ka shprehur vazhdimisht optimizëm lidhur me rikuperimin e futbollistit.

Strategu italian ka garantuar se Neymar do të jetë pjesë e fazës finale të Kupës së Botës dhe mbetet një nga lojtarët kyç në planet e tij për turneun.

Që nga momenti i diagnostikimit të dëmtimit, Neymar ka zhvilluar pjesën më të madhe të stërvitjeve në palestër, duke u fokusuar në rikuperimin fizik.

Ai ka dalë në fushë vetëm për ushtrime të lehta dhe individuale, ndërsa stafi mjekësor po monitoron vazhdimisht gjendjen e tij.

Megjithatë, fokusi kryesor mbetet gjendja e Neymarit, me tifozët brazilianë që presin me padurim rikthimin e golashënuesit më të mirë në historinë e kombëtares dhe praninë e tij në ndeshjet vendimtare të turneut më të madh të futbollit botëror

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy