8 vjet pa legjendën Fadil Vokrrin

by Nexhat

Janë bërë 8 vjet prej shkuarjes në amshim të legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Me këtë rast, kryetari i FFK-së Agim Ademi tha se emri i Fadil Vokrrit, është pjesë e identitetit të një kombi.

banner

“Ai ishte futbollisti më i madh që ka nxjerrë Kosova gjatë viteve të 80-ta dhe që gjatë karrierës së tij e barti me krenari fanellën me numrin 9. E pikërisht më 9 qershor 2018, ai u nda nga jeta, duke e lidhur përgjithmonë këtë numër me emrin dhe trashëgiminë e tij”, shkroi Ademi në Facebook.

Ademi tutje tha se edhe pas kaq vitesh prej ikjes së Vokrrit, kujtimet për të mbesin po aq të forta.

“Fadil Vokrri nuk ishte vetëm një golashënues i jashtëzakonshëm dhe një ikonë e futbollit. Ai besoi në ëndrrën e Kosovës kur ajo dukej e paarritshme dhe punoi pa u ndalur për ta bërë realitet”, theksoi ai.

Kreu i FFK-së numëroi edhe sukseset e 9-shes legjendare sa ishte në krye të udhëheqjes së futbollit kosovar.

“Nga sukseset në fushën e blertë deri te udhëheqja e futbollit të Kosovës drejt anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, ai la gjurmë që nuk do të shlyhen kurrë. Numri 9 në fanellën e tij simbolizonte golat, suksesin dhe lidershipin. Data 9 qershor na kujton dhimbjen e humbjes së tij, por edhe përgjegjësinë për ta ruajtur dhe vazhduar rrugën që ai e ndërtoi”, shtoi Ademi transmeton Klankosova.tv. “Fadil Vokrri mbetet më shumë se një emër në historinë e futbollit tonë. Ai është frymëzim, krenari dhe pjesë e përhershme e identitetit të futbollit të Kosovës. Përherë në kujtimet tona. Përherë Legjendë”, thuhet në fund të përkujtimit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy