Bajrami: Shteti s’e hoqi dheun që ia mori jetën një personi në autostradë, Kurti të deklarohet sa më parë

by Nexhat

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se dheu ishte shkaktari që ia mori jetën një personi që u aksidentua sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Ajo shkroi në një postim në Facebook se rreziku i paralajmëruar nuk e mori vëmendjen e duhur të institucioneve.

banner

“Sot u shua edhe një jetë nga aksidenti që u shkaktua nga dheu që kishte rrëshqitur në autostradën “Ibrahim Rugova” – rrezik ky që dihej, që paralajmërohej tash e një kohë dhe i cili asnjëherë nuk mori vëmendjen e duhur nga institucionet”, shkroi ajo.

Bajrami tha se ky ishte rasti kur shteti duhej të vepronte “urgjentisht”.

“Ky ka qenë rast tipik ku shteti është dashur të veprojë urgjentisht, qoftë edhe përmes kontratës së negociuar, për ta larguar rrezikun, por siç duket aty ku për qeverinë nuk ka leverdi ekonomike as përfitim politik, nuk ka as urgjencë”, shkroi ajo.

“Viktimat nuk janë thjesht numra, janë familje të cilave u ka ndryshuar jeta përgjithmonë. Po flasim për jetë që mund të ishin shpëtuar, dhe këtu ka njerëz që duhet mënjeherë të japin përgjegjësi”, shtoi Bajrami.

Ajo tha se “në këtë rast mospuna e qeverisë po i vret qytetarët”, andaj shtoi se “kryeministri në detyrë duhet të deklarohet sa më parë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy