Policia e kualifikon si vetaksident rastin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK

by Nexhat

Një grua ka vdekur ndërsa një burrë është lënduar në një vetaksident në autostradën “Ibrahim Ruogova” sot në mesditë.

Zëdhënësja e Policisë, Arlinda Rexhepi i tha Gazetës Express se njësitë përkatëse kanë dalë në terren për trajtimin e rastit.

banner

Tha se burri i lënduar po trajtohet në QKUK.

“Me datën 14.06.2026 rreth orës 12:40 në autostraden Ibrahim Rugova në drejtimin Malishevë-Prishtinë ka ndodhur një vet-aksident trafiku, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar një mashkull kosovar ndërsa ka ndërruar jetë një viktimë femër kosovare (pasagjere). Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal të gjitha njësitë përkatëse për trajtim të rastit. Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa trupi i pajetë i viktimës femër me vendim të prokurorit është dërguar në mjekësi ligjore për autopsi”, tha ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy