Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga – e neveritshme

by Nexhat

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku tha se një person humbi jetën në aksident në autostradën “Ibrahim Rugova” për shkak “rrugës se papastruar”.

Sadiku fajësoi qeverinë që tha se “nuk ka më as moral, as përgjegjësi”

banner

“Kam shpresuar që e gjithë ajo fushatë, presioni publik dhe videot e shumta për këtë problem do të ndikonin sadopak që çështja të merrej më seriozisht. Por kjo qeveri në detyrë, tash e një vit e gjysmë, duket se nuk ka më as moral, as përgjegjësi. Ju ka humbur njerëzillëku dhe empatia. Nuk kanë dashuri as për qytetarin, as për shtetin vetëm për pushtetin. Turp. E neveritshme. Të gërrditshëm”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Një copë dhe, që prej tri vitesh nuk arrini ta largoni. Një problem i njohur, i raportuar e i denoncuar vazhdimisht. Amatera. 🤮”, shtoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy