“Lule Gjeli” provon t’i zhduk gjurmët, i fshinë mbi 3 mijë postime në faqen e tij në ‘facebook’

by Nexhat

Profili i shumëpërfolur këto ditë “Lule Gjeli’ që për një kohë të gjatë ka denigruar e linçuar personalitete nga më të ndryshmet që nga politika e tek mediat, tashmë ka nisur të fshijë postimet e tij nga ‘facebook’.

Nga mbi pesë mijë postime sa ka pasur në profilin e tij ku cak kanë qenë ata që kanë kundërshtuar apo kritikuar Kurtin apo Lëvizjen Vetëvendosje, tashmë ka fshirë mbi 3 mijë të tilla.

banner

Institucionet e hetuesisë janë duke hetuar rreth këtij profili dhe rreth asaj se kush qëndron pas.

Sipas atyre që janë raportuar deri më sot, dyshohet se personi që zotëron profilin “Lule Gjeli” ka përdorur disa identitete.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ditë më parë ka treguar se në vitin 2021 me kërkesë të “Lule Gjelit” e kishte takuar këtë të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se për këtë është i gatshëm të flasë në Prokurori.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy