Për herë të parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për rrjetin britanik televiziv “Channel 4”, ka zbuluar se si u njoh me Jared Kushner dhe Ivanka Trump në vitin 2020 dhe interesimin e tyre për investimin në Zvërnec dhe Sazan.
Rama e pranon se nuk ka dilema që i tha po menjëherë dhëndrit të Donald Trump, pasi Jared Kushner i kërkoi mundësitë për të investuar në Shqipëri, raporton Klan Kosova.
Kryeministri shqiptar tha se ende nuk ka një projekt për Zvërnecin apo Sazanin. Imazhet në internet ishin vetëm një reklamë e shkurtër, por procesi ka evoluar, ndërsa qeveria shqiptare po bën punën e saj duke vlerësuar ndikimin mjedisor.
Edhe një herë, Rama garantoi se projekti do të jetë 100% në përputhje me direktivat e BE-së.
Sa për protestën, kreu i qeverisë shqiptare foli sërish për reflektimin e qeverisë, ndërsa kujtoi se vetëm 15 vite më parë shqiptarët, kur protestonin paqësisht, vriteshin me plumba nga shteti.
Ndiqni detajet në vijim

