Kurti e siguron se Kosova është partnere e aleate, Admirali Wikoff: Institucionet u themeluan, koha për të ecur përpara

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin George M. Wikoff dhe komandantin e ri të misionit në Kosovë, gjeneralmajor Roberto Vergori.

Dy mysafirët i shkuan në zyre Kurtit pas ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it që u mbajt në shtabin e KFOR’it në Prishtinë.

banner

Pas dorështrëngimit, Witkoff i tha Kurtit: “Institucionet u themeluan, koha për të ecura përpara”.

Ndërkaq, Kurti i siguroi ata se “në Kosovë keni një partner dhe aleat që i kushton rëndësi të madhe paqes dhe sigurisë, garantimit të sigurisë për të gjithë qytetarët, por që dëshiron gjithashtu të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin rajonal dhe të përgjithshëm”.

“Në takimin e tretë këtë vit me Admiralin Wikoff dhe të parin me Gjeneralmajor Vergori, biseduam për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimet dhe aktualitetin, sikurse për bashkëpunimin dhe bashkërendimin ndërmjet institucioneve të Republikës dhe NATO-s. Jemi falënderues dhe mirënjohës për kontributin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, anëtare e së cilës synojmë të bëhemi, për paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin afatgjatë në Kosovë dhe mbarë Ballkanin Perëndimor. E, po ashtu për përkushtimin për mjedis të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët dhe të gjitha komunitetet”, tha Kurti.

Vergori mori komandën sot nga gjenerali turk, Ozkan Ulutas.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy