Ndërrimi i Komandës së KFOR’it, Italia paralajmëron rol më të madh të institucioneve kosovare të sigurisë – detaje

by Nexhat

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, sot qëndroi në Prishtinë për të marrë pjesë në ndërrimin e komandës së KFOR’it ku gjenerali italian Roberto Vergori u vu në krye të misionit të NATO’s në Kosovë.

Ministria e Mbrojtjes e Italisë ka ndarë fjalën e tij në këtë ceremoni ku Crosetto foli për objektivat e synuara të misionit.

banner

Ndër të tjera, ai paralajmëroi rol më të mëdh të institucioneve të sigurisë në Kosovë, por tha se këto procese janë të kthyeshme.

“Sfida do të jetë përshtatja e dislokimit të forcave me kushtet në terren, duke ruajtur një pozicionim të besueshëm dhe aftësinë për të parandaluar tensionet dhe për të ndërhyrë me shpejtësi. Përfshirja më e madhe e institucioneve të sigurisë së Kosovës në mbrojtjen e objekteve të ndjeshme dhe në kontrollin e territorit duhet të realizohet pa krijuar boshllëqe të sigurisë”.

Ministri italian tha se vendi i tij merr sërish drejtimin e misionit të NATO-s në Kosovë, në një periudhë delikate për Kosovën, në një kontekst sigurie “të qëndrueshëm, por të brishtë”.

“Detyra do të jetë garantimi i një mjedisi të sigurt dhe i lirisë së lëvizjes, duke mbrojtur të gjitha komunitetet dhe duke udhëhequr transformimin e pozicionimit të KFOR-it drejt një pranie më fleksibile, më pak statike dhe të përqendruar në zonat e ndjeshme”.

Ai rikujtoi se për më shumë se 25 vjet, Forcat e Armatosura italiane veprojnë në vend për të kontribuar në garantimin e stabilitetit, si dhe në mbrojtjen e demokracisë dhe lirisë.

“Riorganizimi do të jetë gradual dhe, në çdo rast, i kthyeshëm. Çdo hap do të varet nga kushtet e sigurisë, duke ruajtur mundësinë e përforcimit të pranisë ushtarake nëse është e nevojshme dhe duke garantuar efektivitetin e KFOR-it në mbështetje të stabilitetit të Ballkanit dhe Europës”.

Në fund, ai uroi bashkëkombasin e tij, ndërsa komandantit të deritanishëm turk, Özkan Ulutaş, i shprehi mirënjohjen për punën e bërë.

“I uroj suksese gjeneralmajorit Roberto Vergori, i bindur se do ta kryejë këtë detyrë me përkushtimin maksimal dhe me të njëjtin seriozitet që ka karakterizuar edhe paraardhësit e tij”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy