Deputetja italiane: Dialogu Kosovë-Serbi përparon me vështirësi, tensionet në veri shpërthejnë herë pas here  

by Nexhat

Deputetja italiane, Paola Chiese, ka reaguar pas ndërrimit të komandës së KFOR-it mes gjeneralmajori turk, Ozkan Ulutas, tek gjeneralmajori italian Roberto Vergori, ceremoni e cila është zhvilluar ditën e sotme.

Deputetja italiane, në postimin e saj, duke e vlerësuar misionin e KFOR’it si ‘’tejet delikat’’ ka komentuar edhe situatën e sigurisë në Kosovë, përcjell Gazeta Express.

banner

Ajo ka thënë se stabiliteti në vend është i ‘’brishtë’’, ndërsa, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ‘’përparon me vështirësi’’.

‘’Misioni në Kosovë mbetet edhe sot një mision tejet delikat. Stabiliteti i arritur është i brishtë, në veri tensionet shpërthejnë periodikisht, ndërsa dialogu politik ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës përparon me vështirësi. Në këtë kontekst, prania e NATO-s dhe e Forcave të Armatosura është thelbësore për ruajtjen e paqes dhe garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet’’, ka shkruar ajo mes tjerash.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy