Revolta qytetare për dorëheqjen e Ramës, gazetarja britanike “gozhdon” kryeministrin: Protestuesit dalin çdo mbrëmje për 60 ditë, para zyrës tuaj

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë të dhënë për britaniken Channel4, ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me protestat që po vijojnë prej dy muajsh tashmë në Tiranë.

Gazetarja Lindsey Hilsum e ka “gozhduar” kreun e qeverisë, teksa e pyet se si ndjehet në një kohë që për 60 ditë me radhë qytetarët protestojnë për dorëheqjen e tij dhe largimin e qeverisë.

banner

Pyetje: Protestuesit kanë dalë çdo mbrëmje për gati 60 ditë. Si ndiheni që për natë pas nate keni protestues përpara zyrës suaj?

Edi Rama: Është diçka e mrekullueshme për vendin dhe për shoqërinë, sepse në të njëjtin bulevard – jo shumë kohë më parë, rreth 15 vite më parë – njerëzit vriteshin me plumba të vërtetë ndërsa protestonin në mënyrë paqësore. Kam reflektuar gjatë mbi këtë protestë dhe kam kuptuar se për njerëzit – dhe me të drejtë – nuk bëhet fjalë thjesht për faktet; janë pritshmëritë më të larta ato që i nxjerrin njerëzit në rrugë. Kjo është e mrekullueshme – prandaj thashë se është fantastike – dhe unë i kuptoj ata

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy