Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e së mërkurës në fshatin Domen të Shkodrës, ku një zjarr që përfshiu një banesë i mori jetën një gruaje të re dhe dy fëmijëve të saj të mitur.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 13:10 është raportuar një zjarr në banesën në pronësi të shtetasit B. Ç. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se si pasojë e flakëve kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, si dhe dy fëmijët e saj të mitur, të moshës 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të dokumentuar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike
Tragjedi në Shqipëri: Fëmija humb jetën pas zjarrit në shtëpi, dyshohet edhe për dy viktima

