Detaje të reja nga tragjedia me tre viktima në Shkodër – trupat u gjetën pranë njëri-tjetrit

by Nexhat

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja tragjike e një dite më parë ku nëna me dy fëmijët e saj u dogjën brenda banesës së braktisur në fshatin Domen të Postribës në Shkodër.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se tre trupat e viktimave janë gjetur shumë afër njëri-tjetrit të shkrumbuar nga flakët. Në momentin kur ka rënë zjarri mendohet se nëna ka mbrojtur fëmijët e saj dhe nuk ka arritur që të dalë jashtë. Djali i vogël 1 vjeçar u gjet në duart e nënës së tij ndërsa fëmija tjetër në afërsi. Policia dhe efektivët zjarrëfikës si provë në këtë ngjarje që deri më tani cilësohet si aksidentale, kanë gjetur edhe një copë mbetje të një bombole të vogël gazi, petrogaz që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

banner

Bashkë me bombolën e vogël, grupi hetimor ka konstatuar edhe sustën e shtratit që ndodhej brenda asaj shtëpie ndërsa gjithçka tjetër është shkrumbuar nga flakët. Ndërkohë jashtë shtëpisë ndodheshin çantat me të cilat kishin shkuar familja Çelaj në shtëpinë e tyre të vjetër. Këto prova materiale që janë gjetur do të dërgohen në Tiranë për ekspertim për të patur një përgjigje më pas që do t’i shërbejë këtij hetimi. Babai i fëmijëve dhe bashkëshorti i 24 vjeçares që u dogjën brenda, ka deklaruar se me vete kanë patur edhe një shishe benzine që e kishin marrë për të bërë disa riparime dhe pastrime dhe se ju duhej. Ai ka deklaruar se është ulur tek një market për të blerë disa gjëra për familjen dhe nuk ndodhej aty, kur shtëpia ka marrë flakë dhe nëna me dy të miturit u dogjen brenda.

Dyshimi kryesor deri më tani që ka grupi hetimor është se nëna mund të ketë tentuar për të ndezur bombolën e gazit për të gatuar dhe në atë moment si shkak i rrjedhjes së gazit mund të ketë patur eksplozion. Po ashtu ekziston mundësia që dy fëmijët e vegjël mund të kenë qenë në gjumë në momentin kur ra zjarri.

Fakti që aty nuk ndodhej askush tjetër dhe se shtëpia nuk ka banesa të tjera përreth ka bërë që zjarri të konstatohet jo në kohën e duhur duke bërë që tre viktimat të humbin jetën. Mungesa e një njoftimi në kohën e duhur dhe terreni i thyer malor kanë qenë fatal në këtë ngjarje të rëndë. Familja Çelaj jetonte në Gjermani dhe ishin të pajisur me dokumente gjermane dhe kishin ardhur disa ditë më parë për pushime. Ata menduan të shkojnë tek banesa e vjetër për ta pastruar dhe për të qëndruar disa orë aty por e gjitha u kthye në një tragjedi që tronditi opinionin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy