Tragjedia në minierën e Tërnovës: Ra në furnelën e kromit, nxirret pas orësh kërkimesh trupi i minatorit 40-vjeçar

by Nexhat

Ka përfunduar me një bilanc tragjik operacioni i kërkim-shpëtimit në minierën e Tërnovës në Bulqizë. Trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar, Ilir Kalaveri, është nxjerrë nga thellësia e minierës, pas aksidentit të rëndë gjatë procesit të punës.

Ngjarja ndodhi mesditën e së shtunës, kur 40-vjeçari nga Burreli, i punësuar si minator në subjektin privat “Eternal Security”, ra në një furnelë dhe u mbulua nga materiali i kromit në malin e Tërnovës.

banner

Pas sinjalizimit për aksidentin, grupet e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë nisën operacionin për lokalizimin e tij.

Për disa orë vijuan përpjekjet në kushtet e vështira të punës nëntokësore, por minatori u gjet pa shenja jete.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy