Një 54-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Mallakastër mbrëmjen e djeshme, pasi u kap pranë vatrës së një zjarri që dyshohet se e kishte ndezur vetë.
Si pasojë e flakëve u dogjën rreth 400 pemë ulliri. Policia bëri të ditur se i arrestuari, banues në Ballsh, akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit.

