Parandalohet një vrasje në Sarandë, 5 të arrestuar: Dy të rinj u kapën me pistoleta në pritë

by Nexhat

Një ngjarje e rëndë kriminale, që sipas dyshimeve paraprake mund të përfundonte me një vrasje, është parandaluar nga Policia e Shtetit në Sarandë.

Gjatë operacionit të koduar “Silenciatori”, pesë persona u arrestuan, ndërsa u sekuestruan dy armë zjarri pistoleta, një silenciator, municion luftarak dhe dy automjete.

Sipas Policisë, dy prej të arrestuarve u kapën në flagrancë teksa po nxirrnin armët nga automjeti dhe qëndronin në pritë në një zonë pa ndriçim, pranë një lokali në fshatin Gjashtë.

banner

Në njoftimin zyrtar, thuhet se ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.

Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit S. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, dhe A. K., 26 vjeç, banues në Kavajë, të cilët u kapën në momentin kur po nxirrnin nga automjeti dy armë zjarri pistoleta, municion luftarak dhe një silenciator.

“Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se këta shtetas kishin ardhur në Sarandë me qëllim kryerjen e një vrasjeje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy