Tronditëse në Greqi: Shqiptari raportohet se përdhunoi vajzën 9-vjeçare të partneres së tij

by Nexhat

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, ku një 41-vjeçar shqiptar po akuzohet për përdhunim të përsëritur dhe abuzim seksual ndaj vajzës 9-vjeçare të bashkëshortes së tij.

Sipas dosjes hetimore, 41-vjeçari dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të miturën gjatë verës së vitit 2023, kur nëna e saj, shtatzënë, ndodhej në Shqipëri dhe ia kishte lënë vajzën në kujdes. Hetimet tregojnë se abuzimet kanë vijuar edhe pas kthimit të nënës, deri në pranverën e vitit 2025, raporton TopChannel.

banner

Prokuroria pretendon se i akuzuari e detyronte 9-vjeçaren të flinte në të njëjtin shtrat me të dhe, nën kërcënimin se do të vriste gjyshen dhe të afërm të tjerë të saj, e detyronte të duronte akte seksuale kundër vullnetit të saj.

Sipas autoriteteve greke, e mitura nuk i tregoi nënës për ngjarjet, pasi kishte frikë nga njerku i saj dhe nga kërcënimet që ai i kishte bërë ndaj familjarëve. Rasti u zbulua pas denoncimeve të personave të tretë.

41-vjeçari mohon të gjitha akuzat, duke pretenduar se ato janë të pavërteta dhe janë pjesë e imagjinatës së të miturës. Çështja pritet të shqyrtohet në Gjykatën Penale të Larisës në muajin tetor

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy