25 vatra zjarri në 12 orë, 10 prej tyre aktive, vijojnë ndërhyrjet nga toka e ajri

by Nexhat

Gjatë 12 orëve të fundit në vend janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 10 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat e emergjencave civile po vijojnë operacionet për izolimin dhe shuarjen e tyre.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në terren janë angazhuar 47 automjete zjarrfikëse dhe 454 forca operacionale, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturave, njësive vendore dhe Forcave të Armatosura.

banner

Në operacione janë përfshirë edhe 110 efektivë të FA-së, tre helikopterë, avioni “Air Tractor”, si dhe mjete zjarrfikëse të ushtrisë.

Në zonën e Dajtit vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, në fshatin Priskë të Tiranës po punohet për shuarjen e një zjarri në sipërfaqe pyjore, pa rrezik për banorët.

Në Mallakastër, në zonat Riban dhe Ngraçan, zjarri po shkon drejt izolimit falë ndërhyrjes së ekipeve nga toka dhe ajri.

Në qarkun e Elbasanit vijojnë operacionet në Shqiponjë, malin e Dardhës, Mjekës dhe zonën e mbrojtur të malit të Valamarës. Vatrat në Shqiponjë dhe Mjekës janë nën kontroll dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, në Kostren 2, bashkia Berat, është riaktivizuar një vatër zjarri, ku forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e saj. Zjarret në Floq të Korçës dhe në Shpërdhet–Drojë të Kurbinit janë shuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy