Rama mbledh qeverinë në Pogradec më 24 dhe 25 gusht

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ministrat në një retreat dyditor në Tushemisht të Pogradecit, më 24 dhe 25 gusht, përpara nisjes së sezonit të ri politik, bëjnë me dije burime për Euronews Albania.

Takimi është kërkuar nga vetë kreu i qeverisë dhe, siç është bërë traditë vitet e fundit, do t’i shërbejë analizës së punës së institucioneve dhe prioriteteve për periudhën në vijim.

banner

Gjatë retreat-it, ministrat pritet të raportojnë mbi punën e kryer në dikasteret që drejtojnë, rezultatet e arritura dhe objektivat për muajt e ardhshëm.

Mbledhja në formatin e retreat-it zhvillohet zakonisht nga kryeministri Rama përpara nisjes së sesionit të ri politik

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy