8 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: 6 janë aktive, ndërsa 2 janë nën kontroll

by Nexhat

Ministria e Mbrojtjes mbrëmjen e kësaj të diele ka dalë me një përditësim të fundit lidhur me situatën e zjarrve në vend. Sipas njoftimit, gjatë ditës së sotme janë raportuar 8 vatra zjarri në qarqet Tiranë, Fier, Durrës dhe Lezhë.

Nga këto vatra 6 vijojnë aktive, ndërsa 2 janë nën kontroll/monitorim. Ministria bën me dije se janë angazhuar 227 forca në terren, ndërsa është kërkuar edhe angazhimi i 50 forcave ushtarake për vatrën në lagjen Boje, Krujë. Janë angazhuar gjithashtu mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë, 1 avion Air Tractor, si dhe një mjet ajror i FA-së në Cikallesh.

banner

Në Dajt, pranë fabrikës së ujit Selita, janë rishfaqur disa vatra dhe vijon ndërhyrja e monitorimi. Në Cikallesh, Kavajë, vatra është në rënie dhe po shkon drejt shuarjes së plotë. Në Priskë të Madhe vijon puna për vënien nën kontroll të vatrave të vogla. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në zonën Panahor–Ndrenie–Vlosht, Mallakastër, vijon puna për izolimin e vatrave. Zjarri është nën kontroll. Në Koilaç–Greshicë zjarri është izoluar dhe nën kontroll. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Abaze, Krujë, situata është stabilizuar dhe kanë mbetur vetëm vatra të vogla me prush dhe tym. Vijon monitorimi dhe ndërhyrja nga strukturat e angazhuara. Në lagjen Boje, Krujë, për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së aksesit rrugor, është kërkuar urgjentisht angazhimi i 50 forcave ushtarake. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Vilëz, Kurbin, zjarri vijon aktiv në sipërfaqe pyjore. Në terren janë angazhuar 50 forca nga strukturat vendore, MZSH, Policia dhe vullnetarët. Ndërhyrja nga ajri me 2 helikopterë ka ndërprerë avancimin e zjarrit, duke shmangur djegien e kishës, varrezave dhe banesave përreth

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy