Në Shqipëri situata me zjarret vijon të jetë problematike, teksa në shumë zona po luftohet për shuarjen e vatrave të zjarrit, disa prej të cilave janë riaktivizuar sërish.
Këhstu shqetësuese paraqitet situata në disa qarqe:
QARKU TIRANË:
Në zonën e Dajtit, pranë fabrikës së ujit Selita, vijon monitorimi i vatrës së zjarrit.
Në Cikallesh, Kavajë, zjarri i riaktivizuar një ditë më parë vijon të jetë aktiv, por situata nuk paraqitet problematike dhe po menaxhohet nga strukturat zjarrfikëse, pas mbështetjes edhe me mjet ajror të FA-së.
Në Priskë të Madhe vijon puna për vënien nën kontroll të vatrave të vogla.
QARKU FIER:
Në zonën Riban–Ngraçan–Panahor–Ndrenie–Vlosht, Mallakastër, zjarri është aktualisht nën kontroll.
Edhe zjarri që ka avancuar nga Hekali drejt zonës Koilac–Greshicë është nën kontroll.
QARKU DURRËS:
Në Abaze, Krujë, situata është stabilizuar dhe zjarri është nën kontroll. Kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla me tym, ndërsa vijon ndërhyrja dhe monitorimi me 2 helikopterë, 30 efektivë të FA-së me 2 mjete zjarrfikëse, si dhe 12 efektivë dhe 3 mjete të MZSH Krujë.
Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjen në terren deri në eleminimin e plotë të çdo vatre.

