10 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: 5 ende aktive, nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara

by Nexhat

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me situatën e zjarreve në vend. Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 14:00 janë raportuar 10 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 4 janë në monitorim.

Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 21 automjete zjarrfikëse dhe 153 forca operacionale, ndërsa në mbështetje janë angazhuar 125 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore.

banner

Sipas njoftimit zona në Dajt vijon të mbahet në monitorim. Në Cikallesh, bashkia Kavajë, zjarri është shuar plotësisht dhe po mbahet nën monitorim, ndërsa në Priskë e Madhe vijon puna me 4 automjete zjarrfikëse, 15 efektivë të MZSH-së dhe mbështetjen e 1 helikopteri të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Mallakastër, vatrat në Riban–Ngraçan–Panahor–Çyçen janë shuar plotësisht dhe po mbahen në monitorim. Edhe zjarri në Drenie, bashkia Patos, është vënë nën kontroll të plotë dhe vijon monitorimi.

Aktive mbeten gjithashtu vatrat në malin e Nemëçkës, bashkia Përmet, dhe në Goraj–Budishë, bashkia Malësi e Madhe. Të dyja ndodhen në terrene të vështira dhe në lartësi të mëdha, por nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Në të gjitha vatrat aktive puna vijon, ndërsa aktualisht nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për zonat e banuara. AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë koordinimin dhe monitorimin e situatës në të gjithë territorin.

Në Krujë, zjarri në Abaze vijon aktiv, por nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Në Krastë, zjarri ka rritur intensitetin dhe është përhapur në masiv pyjor; në terren po operojnë forcat vendore, 50 efektivë të FA-së dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Edhe në këtë zonë nuk ka rrezik për banesat.

Në Vilëz, bashkia Kurbin, ndërhyrja e forcave vendore dhe 35 efektivëve të FA-së bëri të mundur shuarjen e plotë të zjarrit në orën 13:00

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy