Tragjedi në liqenin e Pogradecit, mbytet një 32-vjeçar

by Nexhat

Një ngjarje e rëndë është shënuar në liqenin e Pogradecit, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën, pasi është mbytur në ujë.

Sipas të dhënave paraprake, 32-vjeçari ndodhej në një varkë rreth 150 metra larg bregut të liqenit, teksa po kalonte kohë në ujë.

banner

Në rrethana ende të paqarta, ai është hedhur nga varka në liqen për t’u larë, por pak çaste më pas ka pasur probleme dhe është mbytur.

Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar shërbimet e emergjencës, ndërsa vijojnë kërkimet për nxjerrjen e trupit nga ujërat e liqenit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./A2Cnn

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy