Raphinha ka marrë një rol të ri te Barcelona, pasi është emëruar kapiteni i ri i skuadrës katalunase.
Trajneri Hansi Flick i ka besuar brazilianit shiritin e kapitenit pas largimeve të Ronald Araujos dhe Marc-Andre ter Stegenit, transmeton Klankosova.tv.
Me këtë emërim, Raphinha ka hyrë edhe në historinë e klubit, duke u bërë braziliani i parë që mban shiritin e kapitenit kryesor të Barcelonës.
Ndeshjen e parë si kapiten, Raphinha pritet ta zhvillojë këtë të diel ndaj Elches, në kuadër të ndeshjes së parë të sezonit.

