Gonçalo Ramos ka folur me entuziazëm për zgjedhjen e tij dhe projektin e ri ku tashmë është bërë pjesë, duke theksuar se vendimi për t’u bashkuar me klubin Rosonner ishte i qartë që në momentin e parë.
Sulmuesi portugez ka zbuluar se sapo mësoi për mundësinë e transferimit te Milani, nuk pati asnjë dilemë dhe e konsideroi menjëherë si zgjedhjen e duhur.
“Kur mësova se ekzistonte mundësia të vija këtu, nuk hezitova asnjë sekondë. Ishte zgjedhja e duhur!”, u shpreh Ramos.
Sulmuesi Portugez është bërë njëri ga blerjet kryesore të Milanit dhe synon që me këtë skuadër të arrij të bëj gjëra shume pozitive këtë sezon.

