E pabesueshme në Premier League!
Tottenham ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e Savinhos për një paketë që mund të shkojë deri në 85 milionë funte.
Sipas Sky Sports, Spurs do të paguajnë fillimisht 75 milionë funte, ndërsa 10 milionë të tjera janë të parashikuara në formën e bonuseve.
Savinho pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas të firmosë kontratën me Tottenhamin.
Marrëveshja është befasuese edhe për faktin se Manchester City po ia shet një lojtar të rëndësishëm një rivali direkt në Premier League.
Savinho, 22 vjeç, kishte treguar potencial të madh te City, duke regjistruar 7 gola dhe 16 asistime në 84 paraqitje.
Për Cityn, kjo pritet të jetë shitja më e shtrenjtë në historinë e klubit, duke kaluar rekordin e Julián Álvarez, i cili u transferua te Atlético Madrid për 81.5 milionë funte në vitin 2024.

