Dudaev triumfon në finale, Shqipëria fiton medaljen e parë të artë në “Taranto 2026”

by Nexhat

Shqipëria ka fituar medaljen e parë të artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, falë mundësit Islam Dudaev.

31-vjeçari, i natyralizuar si shqiptar, triumfoi në kategorinë deri në 74 kilogramë, në stilin e lirë ndërsa në finale, Dudaev mposhti Fati Vejselin, mundësin nga Maqedonia e Veriut, duke u shpallur kampion i Lojërave Mesdhetare.

banner

Dudaev, i cili më parë i ka dhuruar Shqipërisë medalje të bronztë olimpike dhe titullin kampion Europe, kishte fituar gjithashtu medalje bronzi në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, shkruan Euronewsal.

Bilanci i mundësve kuqezi në “Taranto 2026” u pasurua edhe me një medalje argjendi pasi Zelimkhan Abakarov u rendit i dyti në kategorinë deri në 65 kilogramë, pasi u mposht në finale nga turku Ahmet Duman me rezultatin 4-2.

Ndërkohë, një ditë më parë, Ardit Zeneli fitoi medaljen e bronztë në stilin greko-romak, duke e çuar në tre numrin e medaljeve të fituara nga Shqipëria në “Taranto 2026”, të gjitha në sportin e mundjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy