Sa do të mungojë Gavi? Barça del me njoftim për gjendjen e mesfushorit të lënduar

by Nexhat

Lajme të mira në kampin e Barcelonës sa i përket gjendjes së Gavit.

Mesfushori spanjoll u largua nga fusha në ndeshjen e djeshme ndaj Elches, pasi ndjeu dhimbje në gjurin e djathtë, duke shkaktuar shqetësim te stafi katalanas.

banner

Megjithatë, kontrollet mjekësore të kryera në mëngjesin e sotëm kanë përjashtuar probleme më serioze, shkruajnë mediat spanjolle.

Barcelona ka bërë të ditur se lojtari e ka pësuar vetëm një goditje në gjurin e djathtë.

Pra, nuk ka asnjë lëndim të rëndë dhe Gavi pritet të rikthehet së shpejti në stërvitje me skuadrën.

Ky është një lajm veçanërisht pozitiv për trajnerin Hansi Flick, i cili mund të marrë frymë i lehtësuar pas frikës së parë që e shkaktoi dëmtimi.

Koha e saktë e rikthimit do të vlerësohet gjatë ditëve në vijim, por mungesa e mesfushorit pritet të jetë e shkurtër. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy