Rehabilitimi i Frenkie de Jong po vazhdon, por rikthimi i tij në fushën e blertë duket ende larg.
Mesfushori holandez ka nisur të vrapojë në Ciutat Esportiva, por vazhdon të ndiejë dhimbje, veçanërisht gjatë ngadalësimit dhe frenimit.
Sipas asaj që raporton mediumi spanjoll “Sport“, De Jong për herë të parë të martën doli në fushë në qendrën stërvitore të Barcelonës, ku i kreu disa vrapime dhe ushtrime individuale, përcjell “Gazeta Express”.
Ky ishte një hap i rëndësishëm në rikuperimin e tij pas lëndimit të rëndë në gjurin e djathtë, të pësuar gjatë Kupës së Botës.
Megjithatë, ndjesitë nuk janë ende pozitive. De Jong vazhdon të ketë dhimbje, sidomos kur duhet ta ngadalësojë ritmin ose të frenojë gjatë vrapimit.
Mesfushori ia ka komunikuar këtë shqetësim stafit mjekësor dhe për këtë arsye mbetet ende larg rikthimit në stërvitjet me pjesën tjetër të skuadrës.
De Jong po e ndjek një trajtim konservativ, të dakorduar me klubin, pas dëmtimit të ligamentit kolateral medial të gjurit të djathtë.
Barcelona nuk dëshiron ta përshpejtojë procesin dhe, për momentin, nuk e ka përcaktuar një datë për rikthimin e tij.
Prioriteti është që dhimbja të zhduket plotësisht përpara se të rritet gradualisht ngarkesa e punës.
Për këtë arsye, mesfushori do ta vazhdojë punën në palestër me ushtrime individuale në fushë, duke pritur që gjuri të reagojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

