Mërgim Cërnavërni u nda së fundmi me klubin e futbollit Llapi, ku u rrit dhe u zhvillua si futbollist.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, sulmuesi llapjan e njoftoi largimin nga “Zahir Pajaziti”, ndërsa e falënderoi klubin e deritashëm, por se për të ka ardhur koha për ta provuar një sfidë të re.
Edhe klubi llapjan e bëri një postim, përmes së cilit e falënderoi futbollistin për kontributin dhe i uroi suksese atij në të ardhmen.
Sulmuesi shtatlartë, i cili nuk pati hapësira të mjaftueshme tek ekipi i parë i Llapit, vendosi të largohej përfundimisht nga Bardhekaltrit.
Ai është kontaktuar nga disa klube në Kosovë, por ende nuk e ka marrë vendimin final se ku do të luajë në sezonin 2026/27.
Mërgimi po vazhdon të ushtrojë dhe ndihet në formë dhe i gatshëm për sezonin e ri.
Pak kohë më parë ishte golashënuesi më i mirë në Kosovë në kategorinë e juniorëve, ndërsa tash është gati për ta bërë hapin e radhës.


