Dita e së vërtetës për ekipet shqiptare, Dinamo dhe Egnatia e kërkojnë lavdinë evropiane

by Nexhat

Sonte do të luhen dy ndeshjet e kthimit të shumëpritura evropiane që do ta vendosin fatin europian të dy prej skuadrave nga Shqipëria.

Tifozët shqiptarë bëhen gati për një mbrëmje drithëruese të Play-off-eve, me sytë e drejtuar nga Qiproja dhe Norvegjia.

banner

​Dinamo City përballet me Pafos në një mision deçiziv në Qipro.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Elbasan Arena, ku Fadairo kaloi blutë në avantazh para se qipriotët të barazonin nga pika e bardhë, gjithçka do të vendoset sot.

Sfida do të luhet në Limassol në orën 19:00 dhe është e vlefshme për Play-off-in e Conference League.

​Në analizën e kësaj sfide, Pafos, një ish-pjesëmarrëse në eliminatoret e Champions League sezonin e kaluar, ka avantazhin e fushës dhe mbetet favorite në letër si një skuadër me buxhet dhe cilësi të lartë.

Megjithatë, Nëndetësja ka treguar tashmë një karakter të fortë në Europë, duke kujtuar përmbysjen fantastike 4-0 ndaj Audës.

​Paralelisht, po në orën 19:00, vëmendja zhvendoset në Norvegji, ku Egnatia sfidon Lillestrom-in për ëndrrën drejt grupeve të Europa League.

Ndeshja e parë në Rrogozhinë u mbyll me rrjeta të paprekura 0-0, duke e lënë kualifikimin tërësisht të hapur.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy