Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Zubin Potok

by Nexhat

Një person me inicialet R.K. është arrestuar të enjten në kuadër të hetimeve për krime lufte në Zubin Potok.

Arrestimi është kryer me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës. R.K. dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” dhe është ndaluar për 48 orë.

banner

“Brenda afatit ligjor të përcaktuar me Kodin e Procedurës Penale, PSRK- ja do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa, në koordinim me hetuesit policorë, do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy