Kanë mbetur edhe 13 ditë deri në ditën e shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Veterani i luftës, Nasim Haradinaj, është shprehur i bindur që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi do të kthehen në Kosovë
“Unë mendoj se i ka ardhur fundi, sepse çdo gjë e ka një fund. Dhe dita-ditës që këto ditë zvogëlohen, unë për ditë e më tepër jam i bindur që ata do t’i kemi këtu. Disave edhe ua vizaton e nuk e shohin, disa e dinë se çka ka me i gjet, e çka ka me ardhë, e ka me ndodh, por ata nuk mund ta pranojnë. Ata janë disa fatkëqij, fatzinj, që s’e duan më së pari veten. Çka duhet me ditë këtu, është se nuk është çështje e emrave të përveçëm, nuk është as çështja e komandantëve, nuk është as çështja e bindjeve politike dhe oponentëve apo njerëzve në politikë”, tha Haradinaj në Klan Kosova

